BRAZIL - Një 30 vjeçar brazilian është arrestuar nga policia vendase pasi akuzohet se ka përdhunuar 68 vajza minorene nga mosha 13 deri në 17 vjeç. Renato Fragata jo vetëm përdhunonte të miturat por edhe kryente me to rite satanike.

Sipas informacioneve të mbledhura nga policia Fragata realizonte rituale me anë të magjisë së zezë, duke u dhënë atyre për të pirë gjak kafshësh.

Për t’i tërhequr vajzat edhe thoshte se ishte lider i një grupi rroku si dhe ndjekës i një sekti satanik, më pas ai i bindte të miturat të kryenin marrëdhënie seksuale me të në këmbim të dhuratave të shtrenjta që u bënte. 

Shkak për nisjen e hetimeve është bërë veshja e të miturave, e cila ka skandalizuar drejtoreshën e shkollës në Iranduba, pasi ato shfaqeshin me stil “gotik”.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)