Pezullohet presidentja e Brazilit Dilma Roussef pasi senati vendosi se ajo duhet të përballet me një proces gjyqësor për akuzat që rëndojnë ndaj saj. Kryetarja e shtetit akuzohet se ka manipuluar të dhënat financiare për të fshehur borxhin publik në rritje, e ndodhur kjo në prag të rizgjedhjes së saj në vitin 2014, akuzë të cilën ajo e mohon.
Pas një seance që zgjati rreth 20 orë senatorët votuan shkarkimin e saj . Rousseff do të pezullohet automatikisht nga detyra brenda 180 ditesh cka do të thotë se do të largohet gjatë lojrave olimpike që do të nisin në 5 gusht.Në prag të votimit, presidentja luajti kartën e fundit të saj, duke i kërkuar Gjykatës Supreme që të bllokojë procedimin ndaj saj, duke cituar një seri parregullësish.
Tashmë pritet që 68 vjecarja të zëvendësohet nga zv presidenti Michel Temer derisa te zhvillohet gjyqi i Roussef.
Debati për të paditur presidenten ka përçarë Brazilin mes mbeshtetsve dhe kundërshtarëve të saj. Gjatë të martës mbështetësit e saj protestuan duke u vënë zjarrin barrikadave e duke bllokuar rrugët, duke shkaktuar kaos në mbarë vendin.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com