BRAZIL - Protestuesit në burgun e një qyteti jugor në Brazil kanë vrarë 4 të burgosur dhe plagosur disa të tjerë. Policia bën të ditur se 2 prej viktimave u ishte prerë koka dhe të tjerët ishin hedhur nga kulmi i ndërtesës së burgut.
Të paktën 700 të burgosur janë raportuar të jenë përfshirë në revoltën e cila filloi mëngjesin e një dite më parë. Udhëheqësit e revoltës po mbajnë peng 2 roje të burgut duke shkaktuar skena terrori brenda ambienteve të burgut.
Mësohet se dhuna mes të burgosurve, me shumë gjasa, është e lidhur me bandat rivale të drogës. Brazili ka popullsinë e 4 më të madhe në botë, me gjysmë milion të burgosur.
Sipas mediave, shumë burgje të varfër financiarisht drejtohen nga bandat më të fuqishme të krimit. Një vit më parë, komisionerja e lartë për të drejtat e njeriut në OKB, Navi Pillay bëri thirrje për një hetim të numrit të lartë të vdekjeve të dhunshme në burgjet e Brazilit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com