Brazil/ U vesh si e bija për t'u arratisur nga burgu, gjendet i pajetë baroni i drogës

BRAZIL-Është gjetur pa jetë në qelinë e tij braziliani, i cili u vesh si e bija për t’i shpëtuar burgut.

Clauvino da Silva, 42 vjeç, ishte duke vuajtur një dënim 73-vjeçar në burgun Bangu, Rio de Janeiro. Ai u kap duke tentuar që të dilte nga burgu i veshur me një maskë ditën e shtunë. Rojet e pikasën dhe e kthyen në qelinë e tij. 42 vjeçari u gjet i vdekur të martën.

Sipas zyrtarëve të burgut ai ishte varur me çarçafin e shtratit. 42-vjeçari njihet me emrin Baixinho, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike. Në vitin 2013, de Silva u arratis nga burgu i Rio Gericin.

b.ha./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit

Dyshohet se përdhunuan një 31-vjeçar me aftësi të kufizuara, dy burrat e arrestuar dalin në Gjykatën e Elbasanit