Si grabitësi i Rinasit me maskë silikoni, gangsteri brazilian bëhet si e bija për t'u arratisur nga burgu (VIDEO)

Si grabitësi i Rinasit me maskë silikoni, gangsteri brazilian bëhet si e bija për t'u arratisur nga burgu (VIDEO)

BRAZIL- 42-vjeçari Clauvino da Silva, i cili është dënuar me 73 vjet e 10 muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike ka tentuar të arratiset nga burgu në një mënyrë spektakolare dhe që mund ta kemi parë vetëm nëpër skenaret e filmave aksion.

Sipas mediave të huaja, gangsteri brazilian i drogës u maskua si e bija e tij 19-vjeçare duke vendosur paruke dhe një maskë silikoni si dhe veshjet e së bijës ku nën to kishte edhe reçipeta. Sipas planit të tij, ai do të linte vajzën në qeli dhe të dilte vetë. Më pas edhe vajza do të lirohej kur të merrej vesh arratisja.

Megjithatë kjo nuk ka funksionuar dhe për këtë mund ta pësojë edhe për bashkëpunim gjatë tentativës për arratisje.

Kjo nuk është hera e parë që një i dënuar lë një të afërm në qeli, ndërsa vetë kërkon të arratiset. Ndërsa videoja e tij ku zhvishet nga maskat që kishte po bëhet virale në Internet. Kjo nuk është hera e parë që një i dënuar lë një të afërm në qeli, ndërsa vetë kërkon të arratiset. Kujtojmë se disa muaj më parë një maskim të tillë bëri edhe grabitësi i vrarë në Rinas, Admir Murataj ku u vodhën disa miliona euro. Murataj me një mskë silikon së bashku me grupin e tij arritën të futeshin në barkun e avionit dhe kryen grabitjen. Nëse ai nuk do të ishte vrarë vetë ai dhe grupi i tij me shumë mundësi nuk do të ishin zbuluar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it

Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it