RIDO DE ZHANERIO- Një ish-kolonel i ushtrisë braziliane i cili ka pranuar torturimin edhe vrasjen e shumë të burgosurve politikë në vitet 1980, është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Paulo Malhaes, 76 vjeç, u vra nga tre burra të cilët kanë hyrë në shtëpinë e tij në periferi të Rio de Zhaneiros.
Muajin e kaluar, ish-koloneli është shprehur se asnjëherë nuk është penduar për vrasjen e “aq njerëzve sa duhej” dhe për "torturat" që kishte ushtruar ndaj shumë të tjerëve, shkruan BBC.
Rreth 500 persona u zhdukën ose u vranë në Brazil kur vendi qeverisej nga regjimi ushtarak mes viteve 1964-1985. Shumë prej tyre u mbajtën në burgim dhe u torturuan, përfshirë këtu presidenten aktuale të vendit Dilma Rousseff.
Sipas bashkëshortes së tij, koloneli Malhaes u mbyt nga tre persona që hynë në shtëpinë e tij. Policia tha se personat në fjalë kishin vjedhur kompjutera dhe disa armë.
Avokati i shquar, Wadih Damous ka thënë se i vrari ka thënë se ai është një agjent i rëndësishëm i represionit politik gjatë diktaturës.
Muajin e kaluar, ish-koloneli u paraqit para Komisionit të së Vërtetës Kombëtare të Brazilit, që heton abuzimet e së kaluarës, që koloneli nuk fshehu krimet.
Në Komision ai ka thënë se ka bërë detyrën e tij " dhe nuk më vjen aspak keq për këtë".
Ai mbrojti veprimet e tij duke thënë se populli që ai ka vrarë dhe torturuar "ishin luftëtar që nxisnin luftë të armatosur".
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com