BRAZIL - Gjatë një proteste në Bahia, zëvendësministri i sigurisë publike i shtetit brazilian, Ari Pereira, ka qëlluar tri herë mbi disa fshatarë të Lëvizjes Sem Terra.
Përfaqësuesit e Lëvizjes Sem Terra, kishin hyrë me forcë në zyrat e dikasterit, për protestuar për vrasjen e liderit të kësaj lëvizje, Fabio Santos.
Ka qenë gazeta online Globo, që ka publikuar fotot e momentit kur zëvendësministri Brazilian u drejtohet protestuesve me pistoletë.

Fotografia e fotografit Salvio Oliveira, është publikuar në faqet e kësaj gazete online. Fatmirësisht, plumbat nuk kanë arritur të qëllojnë asnjë nga protestuesit.
Ministri i Sigurisë Publike në Bahia, Mauricio Barbosa, u takua me protestuesit, të cilët më pas e ndaluan protestën e tyre.

(e.b/v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com