Braziliani 126 vjeçar,
njeriu më i vjetër në botë

Nëse dokumentat e tij vërtetohen si autentike, Braziliani Aguinelo dos Santos do të jetë njeriu më i vjetër në botë duke vendosur rekordin në moshën 126 vjeçare. Ai jeton prej mëse 40 vitesh në shtëpinë e pushimit Vila Vincentina për të moshuarit dhe ka vetëm një mjet identifikimi dhe një çertifikatë lindje që vërteton se ai ka lindur më 7 korrik të vitit 1888.

Bazuar në atë çfarë Santos u ka thënë kujdestarëve në qendrën ku jeton prej vitit 1973, të dy prindërit e tij kanë qenë skllevër dhe ai vetë ka lindur dhe ka jetuar në “quilombos” në jug-lindje të Ceara, para se të emigronin në San Paulo. Quilombot ishin banesa modeste ku jetonin skllevërit e arratisur Afrikanë të sjellë në Brazil.

Drejtori i shtëpisë së pushimit, Ceasar Siquera tregon se kur Santos kishte ardhur në fillim ishte pa asgjë, vetëm me rrobat e trupit, e vetëm pas disa vitesh atyre ju desh të siguronin dokumentat identifikuese për të. Ata i morën dokumentat nëpërmjet një urdhri gjyqësor të përcaktuar nga një juri që analizoi të dhënat dhe deklaratat e tij, duke arritur në përfundimin se data e lindjes që ai pretendonte ishte e vërtetë.

Megjithatë ai thekson se ende nuk është vërtetuar shkencërisht se ai ka këtë moshë dhe janë propozuar disa mënyra për ta provuar. Nesë ky fakt rezulton i vërtetë ai do të jetë njeriu më i vjetër në botë, pasi në Librin e Rekordeve Guiness njeriu më i moshuar ndonjëherë nka qenë Jiroemon Kimura, i cili vdiq në vitin 2013 në moshën 116 vjeçare. Edhe shoku i dhomës së Santons, 73 vjeçari Odilon Camargo tregon se e njeh atë prej më shumë se 40 vitesh pasi ka punuar më parë në këtë institucion dhe ai ndodhej këtu shumë kohë më parë.

Ai shpreh admirimin dhe njëkohësisht habinë e thellë sesi mund të jetosh për 126 vite. Odilon kujdeset shumë për mikun e tij dhe shprehet se dhe nëse ai shpallet njeriu më i moshuar në botë ai nuk do të lejojë që ata t’i ndryshojnë rutinën e tij të ditës, për zgjimin, ngrënien, shëtitjet, fjetjen etj., që sipas tij Santos nuk i ka ndryshuar asnjëherë prej kaq vitesh.

Psikologia në Vila Vincentina, Mariana Canassa, tregon se Santos ka një karakter të fortë, i pëlqen të bashkëbisedojë me njerëzit dhe të bëjë shumë shaka, ndonëse nuk arrin të komunikojë mjaftueshëm mirë për t’u kuptuar për shkak të moshës. Ajo tregon se zakoni i tij më i keq është pirja e duhanit, gjë që e ka bërë që n 137 adoleshëncën e tij, e megjithatë nuk vuan nga as dhe një sëmundje shëndetësore.

Ditëlindja e Santos ishte me 7 korrik, megjithatë të gjithë pjestarëve të shtëpisë së pushimit u festohen ditëlindjet sëbashku në fund të çdo muaji.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen