Braziliania i shpëton vdekjes për një fije floku, motoçiklisti i kalon para fytyrës/VIDEO

Braziliania i shpëton vdekjes për një fije floku, motoçiklisti i kalon para fytyrës/VIDEO

Motoçikleta i kalon para fytyrës

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Sao Paolo të Brazilit, ku një grua ka shpëtuar për ‘fije të perit’.

Në videon e bërë virale, e filmuar nga kamerat e sigurisë së një subjekti shihet një grua që po qëndronte në trotuar para dyqaneve, para saj vjen një motoçiklist që lëviz me shpejtësi të madhe dhe kur dukej se do ta godiste drejtpërdrejt, fluturon para fytyrës së saj, duke shpëtuar nga goditja.

Nga frika dhe shpejtësia e madhe, gruaja rrëzohet në tokë por pa as më të voglin lëndim shpëton, kurse shoferi i motoçikletës “fluturon” në ajër.

Pamjet e këtij momenti kanë bërë xhiron e botës, dhe deri më tani është shikuar nga miliona njerëz në mbarë botën. Kurse gruaja në trotuar sigurisht mund të quhet personi me më fat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare