Breçani: Më sulmojnë qëllimisht
unë bëj vetëm detyrën

Breçani: Më sulmojnë qëllimisht<br />unë bëj vetëm detyrën
TIRANË - "E kam pritur pezullimin nga detyra, derisa të sqarohen rrethanat. Unë Erzen Breçani nuk bëj thirrje, që bien ndesh me ligjin. Jam përpjekur dhe kam realizuar të gjitha detyrat që më janë ngarkuar". Kështu e ka nisur prononcimin e tij për mediat, zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i pezulluar sot nga detyra, meqë ka postuar në faqen e tij në Facebook etiketimin "Hitler" për kreun e PS, Edi Rama: 

Duke shtuar se "si punonjës policie prej 20 vitesh, jam përpjekur dhe kam realizuar me përgjegjësi ligjore dhe profesionale të gjitha detyrat që më janë ngarkuar. Përgjatë përmbushjes së detyrës time, kam respektuar në çdo rast vetëm ligjin. Veprimet e mia u politizuan nga Partia Socialiste. Në faqen time të FB ka dalë shkrimi, por sektori i krimeve kompjuterike do të hetojë".

Breçani i ka quajtur të qëllimshme sulmet ndaj tij, e jo vetëm në një rast. I tillë ka qenë sulmi për 21 Janarin, kur sipas tij, “unë qëndrova përkrah policisë dhe ju jeni dëshmitarë të qëndrimeve konfrom ligjeve të policisë”.  

Rast tjetër ka qenë edhe qëndrimi i tij mbi protestat me bllokim të rrugëve kundër CEZ Shpërndarje. “Jam ofenduar dhe provokuar për shkak të detyrës në mënyrë të qëllimshme nga PS”, ka theksuar Berçani, duke kujtuar fyerjet "injorant', "malok" etj.

 Ai ka kujtuar edhe rastin e konfliktit të banorëve me ish-pronarin tek banesa pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, kur deputeti i PS, Saimir Tahiri është sjellë kundër meje. “Unë gjithmonë kam bërë vetëm detyrën”, shton Breçani.

Ai ka shtuar se me kreun e PS, Edi Rama “nuk kam asgjë, kam komunikuar në telefon me të, jam në shërbim të komunitetit dhe në shërbim të Edi Ramës dhe të gjitha subjekteve politike”. Breçani ka shtuar se “do jetë në krye të detyrës dhe do bëj gjithmonë detyrën”. Pasi ka shtuar se organet po merren me verifikimin e mesazhit në Facebook, se kush e ka shkruar ai është shprehur i pakënaqur që po përfliten kaq shumë postimet e tij private.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë