TIRANË, 2 Shkurt / ATSH/ - "Hotel Dajti", një nga simbolet e Tiranës moderne, rrezikohet nga rënia e bredhit të hershëm.
Prej disa vitesh ai nuk është më hotel pasi e ka blerë Banka e Shqipërisë për t'u vendosur aty. Gjë që në të vërtetë nuk ndodhi.
Mbi 30 milion euro që u dhanë për këtë objekt nuk hynë kurrë këtu dhe një ndër krenaritë e Tiranës e kanë lënë gëmadhë.
Por goditjen e fundit këtij hoteli tentoi t'ia jepte një bredh i lashtë me rrënjë sipërfaqësore./a.g/







