Bregançon-Francë, bilaterale Putin-Macron: Rusia e ka vendin e saj në Evropën e vlerave

Bregançon-Francë, bilaterale Putin-Macron: Rusia e ka vendin e saj në Evropën e vlerave

Në fortesën Bregançon, rezidencë verore e presidencës franceze, presidenti rus Vladimir Putin dhe ai francez Macron, patën një takim dypalësh vetëm pak ditë para takimit të G7 që do të zhvillohet në Biarritz, prej ku Rusia është e përjashtuar që prej aneksimit nga ana e saj të Krimesë.

Ndërsa dielli perëndonte, përpara pak të pranishmëve por interesimit të madh të mediave, Macron insistoi në rëndësinë e marrëdhënies jo vetëm të Francës me Federatën Ruse, por të gjithë Bashkimit Evropian.

"Për shkak se Rusia është evropiane, ajo e ka vendin e saj në Evropën e vlerave. Por ajo duhet të na demostrojë se është për lirinë e shprehjes, lirinë e mendimit dhe lirinë për të protestuar, ashtu si në vendet e tjera të BE. Unë besoj në Rusinë Evropiane" - tha  Macron.

Për më shumë se një muaj në Moskë ka patur protesta kundër përjashtimit të shumë kundërshtarëve politikë nga zgjedhjet komunale në 8 shtatorin e ardhshëm. 

Lidhur me dhunën qeveritare kundër protestuesve dhe arrestimet e mijëra opozitarëve, Vladimir Putin tha se "Ne nuk duam jelekë të verdhë në Rusi".

"Ne sigurisht do të flasim për Ukrainën" - tha Putin - "Unë do t'i raportoj Presidentit Macron për kontaktet e mia të fundit me presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës. Ka gjëra për të cilat duhet të flasim dhe unë jam optimist mesatarisht. Por nga këndvështrimi im nuk ka asnjë alternative për kuartetin e Normandisë ", duke iu referua saktësisht Rusisë, Ukrainës, Francës dhe Gjermanisë që u ulën së bashku për të gjetur një marrëveshje dhe që Macron ka bërë thirrje për një samit tjetër për temën e Ukrainës.

Gjatë takimit me dyer të mbyllura, midis dy presidentëve u fol dhe për Sirinë. Macron bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm ndërkohë që Putini po mbështet sulmet e Asadit në Idlib.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës