Bregdeti dhe kryeqyteti, 5 projekte
për turizmin dhe modernizimin

Bregdeti dhe kryeqyteti, 5 projekte<br />për turizmin dhe modernizimin
Këshilli kombëtar i Territorit ka vendosur nisjen e punës për 5 projekte të cilësuara si strategjike. Po ashtu është marrë dhe vendimi për ndërtimin e një porti jahtesh. Në vendim theksohet “Fillimi i procedurave për hartimin e pesë projekteve pilot në kuadrin e Planeve të Integruara Ndërsektoriale për Brezin Bregdetar dhe zonën ekonomike Tiranë – Durrës”.

Në projektin e Parë parashikohet nisja e punës për strategjinë që do të ndiqet në hapësirën Tiranë – Durrës, Ura e Metropolit të Ri të Shqipërisë. Në projektin e dytë është parashikuar dhënia e një plani të rim bi kurorën e Tiranës duke e cilësuar dhe frymëmarrja e Metropolit Shqiptar. Angazhimi në projektin e tretë do të jetë për rigjenerimin e Vijës Bregdetare Uji i Ftohtë – Palasë. Dhe projekti i katër është “Himara dhe Yjësia e Vendbanimeve përreth, Një model i Ri Rikualifikimi Urban”. Projekti i fundit nën moton një Rrugë e re e zhvillimit Turistik është “hapësira Sarandë – Ksamil”.

Do të jetë ministria e Transportit dhe Agjencia kombëtare e planifikimit do të punojnë  për Hartimin e projekteve do të jetë me ekspertizën kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në bashkëpunim me njësitë vendore. Po ashtu u miratua dhe leja zhvillimore komplese për ndërtimin e “Portit të Jahteve” në kalanë e Turrës, Komuna Synej, qarku Tiranë me subjekt kërkues shoqërinë “Finsec Port” Sh.a
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë