Bregdeti i Turqisë mbulohet nga mukoza, Erdogan: Do bëjmë gjithçka për t'i shpëtuar detet tona nga kjo fatkeqësi

Bregdeti i Turqisë mbulohet nga mukoza, Erdogan: Do bëjmë gjithçka për t'i shpëtuar detet tona nga kjo fatkeqësi

Pjesë nga bregdeti i Turqisë, mbuluar nga mukoza

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar të shpëtojë brigjet e vendit nga ndotja që i ka përfshirë ditët e fundit.

Deti Marmara dhe brigjet që ai lag janë 'zaptuar' nga një shtresë e trashë e ngjashme me mukozën, që po dëmton jetën detare dhe industrinë e peshkimit. Ekspertët fajësojnë ndotjen dhe ndryshimin e klimës.

"Shpresojmë se do të shpëtojmë detet tona nga kjo fatkeqësi, ne do të bëjmë gjithçka për këtë" tha Erdogan.

Mukoza është një shtresë e gjelbër që formohet natyrshëm kur algat mbingarkohen me lëndë ushqyese si rezultat i motit të nxehtë dhe ndotjes së ujit. Ajo u gjet për herë të parë në Turqi në 2007 por është zbuluar gjithashtu në Detin Egje pranë Greqisë.

Shpërthimi i fundit në Turqi përgjatë zonave të mëdha të Detit Marmara, i cili lidh Detin e Zi me Detin Egje, besohet të jetë më i madhi në histori dhe po dëmton shumë komunitetet lokale.

Ndotja e mjedisit dhe ndryshimet klimaterike prej vitesh tashmë janë në qendër të diskutimeve, ndërsa dje, në ditën Botërore të Mjedisit, Koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri, Fiona McCluney si dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe ambasadori britanik Duncan Norman thanë përmes një deklarate të përbashkët se ky është viti që duhet të bëhen gjërat si duhet dhe është koha e duhur për të vepruar që të mbrojmë brezat e ardhshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok