Fier/ Bregdeti kthehet në pistë, zhvillohet gara me kuaj në Darzezë (VIDEO)

Bregdeti i Derëzezës në Fier, është kthyer këtë të shtune, në një pistë garash me kuaj. Aktiviteti është zhvilluar për të pestën herë me pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria.

Gara e cila u zhvillua me pjesëmarrjen e 5 ekipeve, të cilët garuan në stil të lirë, në një gjatësi prej 5 kilometër, është ndjekur me mjaft interes nga dhjetëra shikues të ardhur jo vetëm nga Fieri, por edhe zonat përreth.

Në këtë garë shpejtësie fitues u shpall Antonio Gjini i cili u shpreh mes emocionesh se ky sport duhet të marrë më shumë vëmendje në vendin tonë.

Organizatorët Bekim Toro dhe Saimir Kajoshi pohuan me keqardhje se ky sport me qindra dashamirës në vendin tonë, nuk po merr vëmendjen e duhur dhe është tërësisht jashtë vëmendjes së Ministrisë së Sportit .

Ndërkohë e veçanta e kësaj gare ishte pjesëmarrja e një konkurrenti 12-vjeçar Roan Kallbaqi i ekipit durrsak, i cili është tepër i apasionuar për sportin e hipizmit.

Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një federatë të mirëfilltë, hipodrome dhe ambiente të përshtatshme jam shprehur njëzëri garuesit, pasi do të tërhiqte jo vetëm pasionantët e hipizmit, por edhe turistë të shumtë.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja