Bregdeti, Rama takim me
krerët e bashkive dhe komunave

Bregdeti, Rama takim me<br />krerët e bashkive dhe komunave
Partia Socialiste mbajti dje për herë të parë pas zgjedhjeve Asamblenë e Përgjithshme, ku pas fjalimit rreth 40 minuta të lideit të së majtëve, mbledhja me dyer të mbyllura është përqëndruar në problematikat që kanë qytetet bregdetare. Shqetësimi kryesor është pikërisht menazhimi i plazheve në sezonin turistik rikthimin e plazheve publikë, për të cilën kreu i PS kërkoi nga anëtarët e Asamblesë një mbledhje të posaçme vetëm me krerët e bashkive dhe komunave të zonave bregdetare. Në mbledhjen pa median, që zgjati vetëm 15 minuta, kreu i kësaj Asambleje, Gramoz Ruçi ftoi anëtarët që të shprehinin qëndrime të tyre, ndërkohë që pas tij vetëm Rama foli pak minuta, ku lajmëroi takimin e radhës.

Ende nuk është përcaktuar mbledhja mes kryeministrit të ardhshëm dhe kryebashkiakëve të majtë të vijës bregdetare. Mbledhja e 260 anëtarëve të Asamblesë u bë si përherë në ambientet e Xibrakut, ku anëtarët filluan që të mblidheshin rreth orës 11:00. Lideri i PS mbërriti në orën 11:20, ku takoi anëtarët që ishin ende të ulur në ambientet e kafesë si dhe përqafoi miqësisht kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdinin dhe atë të Korçës, Niko Peleshin. Përveç anëtarëve të zgjedhur nga kongresi i partisë, në mbledhjen e djeshme u panë të pranishëm edhe deputetët e rinj që do të përfaqësojnë PS në Kuvend si dhe ata që se kanë më mandatin e deputetit. Rama lajmëroi edhe emërimin e Taulant Ballës si anëtar të Kryesisë, në vend të ish-deputetit, Arben Malaj.

MBLEDHJA

Mbledhjen e çeli Gramoz Ruçi, i cili në fillim falenderoi të gjithë shqiptarët që votuan në 23 qershor PS si dhe punën e strukturave të partisë për këtë fitore histrioke. Në fjalinë e dytë Ruçi uroi kryetarin e PS për ditëlindjen e tij për 49 vjetorin. Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, kreu i PS, Edi Rama premtoi një ndarje të re territoriale në gjithë Shqipërinë, legalizime në zonat informale, ujërat, tokën dhe gjithë burimet e energjisë si dhe vende pune për 300 mijë vetë. “Duhet të ndërtojmë skuadrën më të mirë në çdo institucion. Duhet të ndërtojmë skuadrën e njerëzve më të talentuar, më të zotët e më të aftët.

Duhet të jemi shumë serioz në trajtimin e çdo letre motivimi dhe të çdo CV-je të tyre, ashtu sikundër në të gjithë territorin duhet me shpejtësi, deri në shtator, të disponojmë regjistrin e plotë të burimeve njerëzore. Na duhet të fillojmë, menjëherë nga puna për një ndarje të re territoriale të Republikës së Shqipërisë në funksion të një administrimi tërësisht të ri të territorit. Na duhet të fillojmë menjëherë nga puna për të unifikuar policinë në mbrojtje të qytetarëve dhe të territorit si përmbajtje pasurore e popullit shqiptar. Na duhet një ndarje drastike e menjëhershme e policisë nga krimi. Hapja e një beteje pa asnjë kompromis për të bërë që shteti të marrë në dorë territorin, duke çuar drejt reduktimit shpërdorimet e pasurisë kombëtare për përfitime të kujtdoqoftë. Na duhet të fillojmë menjëherë transparencën për të siguruar vendimmarrje të drejtë mbi gjithë procesin e çuarjes deri në fund të zgjidhjes së problemit të pronës”, tha Rama. Ndër të tjera, ai i qëndroi dhe një herë parimit të ndarjes së mandatit të deputeit dhe mandatin e ministrit.
 
BEFASIA

“Le ta themi sinqerisht, hapur, askush nga ne nuk e priste këtë rezultat. Të gjithë besonim te fitorja, por askush nuk mendonte se fitorja do të ishte kaq e thellë dhe se shqiptarët do të na ngarkonin me një përgjegjësi kaq të madhe:
 
SI DO ZBATOHET LIGJI PER NEPUNESIN CIVIL


Qeveria e re, e cila do të zbatojë dhe ligjin e ri që u miratua në Kuvend për nëpunësin civil, pritet që drejtuesit e administratës publike t’i nënshtrohen një testimi brenda një viti, duke nisur nga data 1 tetor 2013. Ligji i ri sanksionon se të gjithë drejtuesit aktualë duhet t’i nënshtrohet një konkursi kombëtar dhe nëse nuk emërohen në detyrë, atëherë marrëdhënia me punëdhënësin përfundon. “Nëpunësit ekzistues, që janë të punësuar në pozicione të nivelit të lartë drejtues, pjesë të shërbimit civil, në institucionet në varësi të kryeministrit apo një ministri, detyrohen t’u nënshtrohen procedurave të pranimit në TND, brenda një viti nga bërja efektive e këtij ligji. Në rast se këta nëpunës nuk emërohen si anëtarë të TND-së në përfundim të kësaj periudhe, marrëdhënia e tyre përfundon, për shkak të ligjit”, thuhet në ligj.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë