TIRANË- Javën e ardhshme do të nisë shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet. Kryeministri Edi Rama u ka lënë afat pronarëve që kanë ndërtuar pa leje 5 ditë kohë, deri të hënën, që t'i shembin vetë, pasi në të kundërtën, pasojat do të jetë të rënda. Paralajmërimi shkon për të gjithë, që nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe shefat e policisë.
I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kreu i Kadastrës, Artan Lame, Rama iu bëri thirrje të marrin masa brenda kësaj jave, në të kundërt, kryeministri iu kërkoi atyre të lexojnë Kodin Penal, për të kuptuar se çfarë i pret. Nga ana tjetër, Çuçi dhe Lame thanë se të dyja institucionet do të bashkëpunojnë për pastrimin e bregdetit shqiptar, në këtë aksion që vjen pak javë para çeljes zyrtarisht të sezonit veror.
Pas pastrimit të bregdetit, operacioni do të vijojë më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare.
"Javën e ardhshme forcat Policisë së Shtetit dhe Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit do të nisin operacionin "Bregdeti Ynë", për të fshirë nga harta e pasurisë më të madhe të popullit shqiptar çdo ndërtim pa leje, duke nisur me ato që janë në proces në thyerje flagrante të Kodit Penal dhe për të çuar përpara drejtësisë çdo shkelës të ligjit (qoftë në krejt zinxhirin e ndërtimit nga investitorët deri tek punonjësit e kantiereve, e qoftë në radhët e vetë policisë, nga shefa e deri tek punonjës, që me veprimet a mosveprimet e tyre kanë lejuar shkeljen e ligjit). Pastrimi i gjithë bregdetit për të vijuar më pas me zonat e mbrojtura e akset kombëtare, do të vazhdojë pa u ndalur deri në goditjen e fundit Apeli për shkelësit është i thjeshtë: Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit "Bregdeti Ynë", do të jetë shumë vonë për ju", shkruan Rama.
Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore, për kryeministrin Edi Rama do të jenë prioritet për Policinë e Shtetit, njësoj si lufta ndaj krimit të organizuar e korrupsionit. Më herët, nisi dhe aksioni për të hequr ato që shesin buzë rrugës, me arsyetimin e cenojnë sigurinë e qarkullimit, pasi janë shndërruar në burim aksidentesh. "Tolerancë Zero për Paligjshmërinë", ka përfunduar Rama.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka paralajmëruar se do të merren masa ndëshkuese në lidhje me ndërtimet pa leje, duke nisur nga investitori deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe oficerët e policisë e inspektorët e IKMT-së që mund të kenë mbyllur sytë.
Në një shënim në mediat sociale, Çuçi thekson se nga java e ardhshme do të nisë fillimisht shembja e ndërtimeve pa leje në vijnë bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.
‘Javën e ardhshme do të nisim fillimisht me shembjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil, për të çliruar çdo hapësirë të zaptuar dhe për të vënë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit. Më tej është radha e atyre që kanë ndërhyrë në zonat e mbrojtura dhe akset kombëtare. Policia e Shtetit dhe IKMT kanë bërë evidentimin e ndërtimeve dhe çdo strukture tjetër të ngritur pa leje në të gjithë territorin e vendit. Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe pas ndryshimit të Kodit Penal, masat ndëshkuese janë ashpërsuar dhe prekin të gjithë zinxhirin e ndërtimit nga investitori deri tek punonjësit e kantiereve apo edhe oficerët e policisë e inspektorët e IKMT-së që mund të kenë mbyllur sytë teksa ndërtohej pa leje.’- shkruan Çuçi.
Lajm i mire.I kane hyre bregdetit e reres e detit pa meshire fare,per te mos folur per pyjet bregdetare.Tani kemi pyje pallatesh e betoni.Por ate qe s'do te arrije t'a beje shteti,ne fund ka per t'a bere natyra.Germo lumenjte per materiale nderimi,pakeso prurjet ne det,nderto ne rere e det dhe pastaj krijohet erozioni natyror i brigjeve,qe shtohet me shume gjate stuhive detare.Shpresoj qe te penalizohen ata qe nuk i heqin vete inertet dhe nuk e lene truallin e paster!
PërgjigjuEshte kaq tragjike tek sheh se si nje dore abuzuesish te ekzekutivit veprojne kaq hapur ne shkelje te cdo parimi demokratik. As Kryeministri dhe as ndonje minister nuk kane ndonje tager ne kuptimin e legjislacionit penal. Pra nuk jane subjekte procedurale. Gjykata, prokuroria dhe policia gjyqesore jane. Nese ka ndertime pa leje, dhe kjo eshte e sanksionuar nga ligji penal si veper penale, keto subjekte kane kompetencen dhe juridiksionin. Dhe qe duhet ta kishin ushtruar apo ushtrojne ne perputhje dhe sipas ligjit. Jo pallavrat dhe brockullat e qeverise. Po, ka nje problem dhe te rende madje: qe nje sere organesh ne nivel qeverisje lokale dhe qendrore kane kryer vepra penale me mos veprim ose veprim te paligjshem sa kohe qe nuk kane parandaluar keto "masakra" pa leje. Dhe cdokush ne ato nivele duhet te vihet para ligjit, nga nje kryeminister qe ka bere sehir per vite me radhe e ato kryetare bashkish pas tij. Kuptohet, qe farsa e radhes targeton bregdetin, per ti hapur rruge "zhvillimit turistik" qe do te pasoje, me dhenie te prones publike tek oligarket prane krye oligarkut te Shqiperise. Kjo eshte tipike shfaqje e kapjes se shtetit dhe e denje per nje prokurori te llojit "e posacme". Por vetem ne imagjinaten tone. Ne praktike...
PërgjigjuPa dyshim se edhe keto kane kusuret e tyre, se eshte sistemi i kalbur dhe i ndyre kapitalist qe i prodhon dhe i nxit tmerret e babezite per mall e gje e per ljekeee... Por sidoqofte, e majta e veçanerisht Partia Socialiste, me Edi Ramen, jane shume e shume here me ndryshe. Imagjinoni po te kishim ate organizaten mafioze e terroriste gjoja partine pd, me qoftelargun ne krye, se çfare kasaphane e mish mashi do te behesh, (siç e kane bere gjithmone, se populli shqiptar e din mire kete)... Vazhdo Edi Rama, se ne fakt je vone, shume vone...
PërgjigjuO safer daja o kokerr legeni,,,ndertimet pa leje jane veper e pd...E MBAN MEND SESI E BETE LANEN..PARKUN RINIA..DURRESIN.....
PërgjigjuIKMT DUHET TE PUNOJE 24 ORE....DUHET SPASTRUAR BREGDETI NGA NDERTIMET PA LEJE DHE TE SHEMTUARA....DINAMITIN KETYRE PALACOVE.....QE PREKEN BREZIN E RERES...
PërgjigjuMasakra me e madhe eshte Saranda. Policia e Sarandes eshte vene ne krye te ndertimeve pa leje kush paguan nderton ku ti doje qejfi.para nje jave Rama kritikoj direkte Kryepolicin e sarandes po Ardi Veliu nuk degjon nga ai vesh.Kryerari i bashkis i jep leje nje mashtrusi qe ka hipotekuar reren tek Zadra.
PërgjigjuTe shkatërrohet dhe pallate ne Tirane qe jane pa leje dhe kulla na Tirana deri ne kosove jane pallate pa leje resorteve ne
PërgjigjuShembjet te behen me tritol jo me fadroma se ka shum shpenezime sidomos katundaret e ksamilit te shkaterrohen te gjidha
PërgjigjuJep certifikaten e tokes se do ta dhjesim mjekren tani ne pleqeri E do ta psosh si saliu
PërgjigjuKeto jane genjeshtra me bisht sepse deri tani te gjitha lejet qe je jepen nga Bashkite jane per te marr perqindjet, pa asnje respekt mbi mjedisin, natyren apo nevojen per tu ndertuar, si prsh gati moi kanale kulluese e kolektor. Pa folur per inertet e baltrat qe hidhen sites qejfit te injoranteve te pangopur. Te gjithe jane gjobaxhinj!
PërgjigjuShume mire do beni por uroj ta zbatoni ashtu sic e deklaruat zoti kryeminister. Po ju jap nje shembull ne plazhin Marac te bashkise Himare ku zoti Erion Trungu me precedent penal ka zaptuar te gjith plazhin publik me shazllona e cadra te gjithe hapesiren publike qe eshte per banoret e lagjes Stefanel edhe pallatit Maraci. Zoteria ne fjale as lejen se ka mare nga Ealbania akoma por ka mbrojtie nga inspektori i IKMT Himare Spiro Maraci i cili i ka dhene edhe lokalin ne plazh.
PërgjigjuNdërtimet abuzive e parazite në kurriz të Pronës publike,me tolerancë 0...Duhet një plan zhvillimi i Detajuar..pa hatëre etj
PërgjigjuQe duhen lrishjr eshte e pa diskutushme po perse tani ne prag te celjes te sezonit turistik....?? Po keshtu edhe per punimet e rruges ne syrin e kalter,...!!,
PërgjigjuEshte nje lajm i mire. Mendoj duhet nje vije e drejte dhe te behen pedonale te drejta dhe te gjera nha Shkembi i Kavajes deri ne Qerret duke lene rere ne gjeresi te mjaftueshe. Kjo behet duke vene spangon (pra drejt) duke prishur ca pishine dhe duke ndertuar shetitoren afer dritareve te hoteleve qe jane ndertuar afer detit. kam besim se kete pune ose e ben Edi Rama ose nuk behet fare.
PërgjigjuO Mando! Ça lesh Edi Rama thu! Po kush e ka administru bregdetin gjith keto vite??? Durrsin ka 16 vjet PS,Vloren 20 vjet, Kavajen 12 vjet! Lezhen 12 vite! Vetem Shkodren nuk e ka pas e majta keto vite! Pse mendon se ai e bon kte pune kur te gjith ndertimet pa leje moren hov keto 10 vitet e fundit!( perpara ky fenomen me ndertime buz detit ishte veten ne aksin Plepa-Golem, tani u shtri ne gjith bregdetin Shqiptar)
Si gjithmone sapo fillon sezoni fillojne edhe prishjet... hahahaha duan turiste keta leshkot e rilindjes...
PërgjigjuPo lerini more te marrin fryme shqiptaret se i ropet fare. Po te punojne dhe kete behar e pastaj nqs duhen prishur, prishini. Dhe pronaret fitojne dicka dhe turistet nuk e gjejne vendin plot inerte po dhe leku qarkullon
PërgjigjuPo mire i gje se kuptoj per here ne fillim sezoni do fillojne prishjet? perhere do fillojne ne fillim sezoni rruget? doni me i nxi njerzit mooo
PërgjigjuTe fryni shkotat me hipokrizine tuaj. Deri tani nuk late me pa legalizuar. Sa kane ngel pa leje? Dy ,tre gozhde ku varin breket plazhistet kur nderrohen. Dhe pse pikerisht tani ne fillim te sesonit prishja? Qe te kenaqet turisti me inerte?
Përgjigju