'Bregdeti ynë', shemben 15 ndërtesa në Orikum e Radhimë! Pronarët mes lotësh: I kemi ndërtuar me mund e djersë

Pronarët e 2 ndërtesave të para që u shembën në Orikum e Radhimë, e kanë përcjellë mes lotësh vijimin e aksionit “Bregdeti ynë”...

Shembjen e bizneseve të tyre, të ngritura me mund e djersë në vite të tëra punë, pronarët e kaluan pa kundërshtime, pasi siç thonë ata, ishin njoftuar prej 18 muajsh.

"Me gjak e kam ndërtuar, ka qenë kënetë dhe e kemi bërë. Më dhanë dokumentat para 1 viti e gjysmë".

Drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Simbol Pazaj thotë se në plan për t’u shembur janë 15 objekte prej betoni dhe druri, të cilat po verifikohen hap pas hapi nëse janë të pajisur me dokumentacionin ligjor ose jo.

"Ka rinisur aksioni sot në Radhimë me prishjen e disa objekteve për të cilat është marrë vendimi nga IKMT. Me mirëkuptim edhe me qendrën Tiranë edhe me biznesin të mbaronte sezoni turistik dhe po vazhdojmë me prishjen e objekteve që s'kanë lejet përkatëse. Janë rreth 15 objekte të cilët do ti shikojmë rast pas rasti. Këto do ti shikojmë rast pas rasti"

Aksioni “bregdeti ynë” ka nisur në qershor të këtij viti dhe jo në pak raste ka pasur edhe konflikte mes pronarëve dhe inspektorëve të mbrojtjes së territorit.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 17/09/2021 21:14

    Nje ndertes rrezohet mijera ngrihen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja