Edhe këtë fundjavë temperaturat kanë qenë të “nxehta” duke bërë që një numër i lartë qytetarësh t’i drejtohen plazheve më të afërta për kaluar fundjavën.

Kjo ka sjellë një situatë të rënduar të trafikut në disa prej akseve kryesore rrugore, ku ndër më të bllokuarat janë ato të Lezhës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se radhët kilometrike të automjeteve kanë “pushtuar” rrugën nga Shëngjini në Milot dhe rrugës që lidh plazhin e talës me superstradën e Lezhë-Milot.

Trafiku i automjeteve haset edhe në rrugën dytësore Golem-Plepa, në Ndroq-Durrës, te Gjiri i Lalëzit- Maminas si në autostradën Tiranë-Durrës.

Ndërkaq trafik ka edhe në Radhimë të Vlorës. Që prej nisjes së sezonit veror, këto pika turistike kanë qenë mjaft të frekuentuara nga pushuesit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:43
Pushuesit lënë plazhet dhe ‘pushtojnë’ rrugët, trafik i rënduar në akset rrugore të Lezhës

 

Situata e trafikut nga largimi i menjëhershëm i pushuesve nga plazhet, ka shkaktuar një trafik edhe më të rënduar në disa akse rrugore të Lezhës.

Radhët kilometrike të automjeteve kanë “pushtuar” rrugën nga Shëngjini në Milot dhe rrugës që lidh plazhin e talës me superstradën e Lezhë-Milot.

Trafiku i rënduar ka nisur rreth orës 17:00 të pasdites, ndërsa për të ndihmuar në lehtësimin e tij janë vendosur efektivë të policisë rrugore në disa pika.