TIRANE- Ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu e cilëson thashethem tavolinash raportin e OSBE, në të cilin akuzohet kryeministri Edi Rama për fshehjen e 200 milion euro pasuri dhe familjarët e ish kryeministrit Sali Berisha, për përfshirje në veprimtari kriminale.
Të njëjtat akuzat rëndojnë edhe mbi disa deputetë të Kuvendit. Gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, deputetja e PD thotë se raporti është dokument zyrtar i hartuar qëllimisht për tu hedhur në publik. Pavarësisht se publikimi e ka vënë në vështirësi OSBE-në, për Bregun nuk është zgjidhje largimi i këtij institucioni nga Shqipëria.
Sa i takon situatës politike, kryetarja e komisionit parlamentar të Integrimit thotë se është domosdoshmëri për Parlamentin dhe politikën shqiptare, procesi i dekriminalizimit. Sipas saj, dekriminalizimi do të zërë vend edhe në progres-raportin e KE, ndërsa shton se data e çeljes së negociatave do të jetë e largët.
/Shqiptarja.com

dhe Berishën? Thashetheme"">