Bregu: Hera e parë që qeveria
shpalos programin me mallkime

Bregu: Hera e parë që qeveria<br />shpalos programin me mallkime
Tiranë - Deputetja e PD dhe njëherësh ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, reagoi dje në Facebook lidhur me bojkotin që i bënë seancës, duke e konsideruar si rastin e parë që një qeveri shpaloste programin më sharje e mallkime.

“S'na zhgënjeve Edi Rama! Nuk po zhgënjen as kundërshtarët as të tuteë! S`ka ndodhur kurrë që një program qeverie të fillojë me sharje e mallkime për maxhorancën e djeshme!

Dëgjoni e paçi durim ta dëgjoni të dashur miq! Ju ka premtuar shëndetësi falas, heqje taksash, mospagesë për çdo faturë legalizimi, 300 mijë vende pune të reja,respekt ndaj opozitës etj, etj! Dëgjuat gjë si do t'i plotësojë premtimet?! Turp!!!”, komenton Bregu vetëm pak minuta pas bojkotit.

Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve

Parada e Shqiptarëve në Tiranë, Report Tv sjell atmosferën e parapërgatitjeve