Bregu i përgjigjet ish-drejtorit të saj:
Më ke vënë notën më të mirë

Bregu i përgjigjet ish-drejtorit të saj:<br />Më ke vënë notën më të mirë
Pak pas statusit të bërë nga ish- drejtori i saj Roland Kongoli, i cili e kishte cilësuar si një vajzë me botë deputeten e PD Majlinda Bregu, ka reaguar kjo e fundit.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Bregu ka falënderuar ish- drejtorin e shkollës “Sami Frashëri”, shkolla ku ajo ka bërë gjimnazin.

Sipas saj, edhe pse nuk ka mundur të marrë kurrë më shumë se notën 9 në matematik, sepse Kongoli ishte shumë i rreptë, vlerësimi i tij sot ka qenë nota më e mirë për të.

“Prof.Landi,nuk mora dot kurre me shume se 9 ne matematike,se ishe aq i rrepte e s’te falje asnje note, qofte edhe per te mos me prishur mesataren. Por noten me te mire, ma ke vene sot. Te falenderoj me mall”, shkruan Bregu.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.