TIRANE- Majlinda Bregu nuk pranon ftesën e Klajda Gjoshës për krijimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit. Deputetja e PD-së, njëherësh edhe kryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend nuk ka pranuar që të jetë bashkë-kryetare në Këshillin e Kombëtar të Integrimit. Burime nga Kryesia e Kuvendit pohuan për gazetën “Shqiptarja.com” se Majlinda Bregu i është përgjigjur ftesës së ministres Gjosha nëpërmjet një shkrese zyrtare ku thekson se nisma është pozitive, por nuk mund të drejtohet nga ekzekutivi.