Bregu kundër shkarkimit të
Bashës: Interesi ynë fitorja e PD

Bregu kundër shkarkimit të<br />Bashës: Interesi ynë fitorja e PD
Majlinda Bregu, një nga kritiket e liderit të PD, është distancuar nga kërkesa e Topallit dhe Imami të cilët kërkuan dorëheqjen e Bashës.

Në një intervistë për Vizion Plus, Bregu shprehet se është plotësisht dakord me to që nuk është respektuar statuti i PD apo premtimi për Repulikën e Re, por sipas saj tani është koha për fushatë e që fokusi kryesor duhet të jetë tek fitorja e këtyre zgjedhjeve.

“Nuk është hera e parë që flas për forumet dhe as për statutin e Partisë Demokratike, i cili në fakt ka një të vërtetë dhe ky është fakt tashmë,  të cilën e kemi diskutuar dje dhe në një kafe shumë miqësore me miq që statuti nuk është respektuar dhe është shkelur. Megjithatë mua më intereson më shumë sot, dhe besoj të gjithë ne së bashku na intereson Partia Demokratike. Na intereson që Partia Demokratike të vazhdojë të jetë e fortë, Partia Demokratike të maksimalizojë rezultatin e saj në zgjedhjet e qershorit dhe njëkohësisht ajo për të cilën besoj ka interes çdo demokrat i vërtetë është që Partia Demokratike si shtëpia e madhe e lirisë së shqiptarëve të vazhdojë të jetë po aq e fortë sa ka qenë dhe jo të ekzistojë si gjallesë fantazmë e republikës së re. Kjo është më e rëndësishme për ne, dhe të siguroj që si unë edhe të gjithë kolegët që kemi takuar dje nuk kemi asnjë interes tjetër primar përveç interesit për të punuar me të gjitha mundësitë që do kemi në këtë fushatë pro Partisë Demokratike”, tha Bregu.
 
Duke analizuar atë që po ndodh brenda në PD, ku shumë kandidatë po tërhiqen nga listat, Bregu shprehet se është një shenjë e mirë që demokratët po “zgjohen”. Ajo rithekson se PD është të gjithëve, e jo e Bashës.

“Është shumë mirë që ka një zgjim më të madh sot të të gjithë demokratëve për të kuptuar dhe për të adresuar problemin atje ku realisht ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe. Unë vazhdoj të besoj që Partia Demokratike është e të gjithëve, nuk është parti as e kryetarit aktual dhe s mund të jetë kurrë parti vetëm e Njëshit”, tha Bregu. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.