Deputetja Majlinda Bregu është e vetmja nga radhët e Partisë Demokratike që vlerëson vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut. 

Në një kohë kur PD u shpreh zyrtarisht se Vettingu përbën rrezik, pavarësisht se sqaroi se nuk do ta kontestojë vendimin e Kushtetueses, Majlinda Bregu mban një qëndrim tjetër, duke vlerësuar ligjin me shpresën se ai do të zbatohet.

Bregu thotë se shpreson që tani pandëshkueshmëria në politikë të marrë fund.

“Me halle e mes halleve, prej sot Reforma ne Drejtesi ka shansin real te nise te zbatohet!

Meqe eshte prova me e rende qe kemi para, rendesi tani ka te nise jetesimi i saj!

Ne perputhje me Kushtetuten e vendit dhe standartet perendimore te zbatimit te ligjit.

Pandeshkueshmeria nuk mund te jete norme e shoqerise dhe as garancia e politikes (sic eshte sot,) te shemtuar shqiptare.

Mos paste fatin e reformes zgjedhore”
, thotë Bregu.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com