TIRANË - Ish ministria e Integrimit, Majlinda Bregu ka shprehur shqetësim për largimet që po bëhen në adminstratë nga Qeveria Rama. Sipas saj, mazhoranca e re po bën një revansh si dhe po artikulon një urrjetje ndaj institucioneve. Duke u ndalur në veprimet e mazhorancës së re kundrejt nëpunësve të administratës shtetërore.
Duke dënuar largimet në masë në administratë, ku sot kulmoi me urdhërin e ministrit të Brendshëm për largimin e 80 për qind të efektivëve të policisë rrugore të Tiranë, ish ministrja e Integrimit garantoi se PD do të jetë në krah të nëpunësve të cilët pushohen në shkelje të ligjit. “Qeveria e re po mundohet të shkarkojë nga administrata, kur ende nuk ka hyrë në fuqi ligji i administratës publike.
Ne do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore, do të ndihmojmë të gjithë ata që kanë nevojë për avokati, që të kenë mundësi që të kthehen në punë”, nënvizoi ish ministrja e Integrimit Majlinda Bregu. Në bisedën e saj, Bregu u ndal dhe në procesin e integrimit. Në vlerësimin e ish ministres statusi i vendit kandidat është krejtësisht i mundur këtë dhjetor, pasi u plotësuan të gjitha detyrimet nga qeveria “Berisha”.
Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com