Bregu: Negociatat duhet që të
hapen, por mos i prisni në dhjeto

Bregu: Negociatat duhet që të<br />hapen, por mos i prisni në dhjeto
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu shprehet se negociatat me Bashkimin Europian duhet të hapen, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë në dhjetor.
 
Bregu thekson se nëse do të hapen negociatat qeveria do monitorohet e do kontrollohet ne cdo reforme qe ndermerr e qe s'ndermerr.
 
"Nuk besoj se pret njeri date celje negociatash ne dhjetor. Sidomos 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare.
 
Ndjese, por kush nuk e kupton procesin, vendos e heq data sipas qejfit ose axhendes.
 
Por celja e negociatave nuk eshte kurore per qeverine. Aq me pak per kete qeveri.
 
Eshte vazhdim i procesit qe shqiptaret ia caktuan qeverive te ketij vendi si detyrim pavaresisht radhes se pushtetit.
 
Procesi nuk duhet ndalur, negociatat duhet te hapen si nje inkurajim per ate pjese te dedikuar te administrates publike qe ka besuar e punuar per Shqiperine europiane, duhet te hapen si nje garanci per qytetaret shqiptare qe qeveria do monitorohet e do kontrollohet ne cdo reforme qe ndermerr e qe s'ndermerr,qe sukseset e reformave sdo te jene imagjinare por te prekshme e te pakthyeshme, qe zgjedhjet do te jene ne plotesim te plote te standarteve demokratike, qe ligjet e miratura duhet te zbatohen, qe pandeshkueshmeria te mos i zere me frymen vendit
" deklaron deputetja e PD. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit

Pamje/ Festivali i Dritave ndez skenën në Shirokë! Aty ku bashkohen muzika me traditën dhe bukurinë e liqenit