Italia, Franca, Gjermania dhe Mbretërua e Bashkuar dhe shtete të tjerë europiane, përmes një deklarate të përbashkët i kërkojnë Izraelit të ndalë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor.
Teksa kane denoncuar praktikat e paligjshme të kolonëve në Bregun Perëndimor, ata i kërkuar qeverisë izraelite të zbatojë ligjin dhe të ndjekë penalisht abuzimet nga ushtarët izraelitë. Holanda gjithashtu po punon për bllokimin e importeve nga kolonët izraelitë.
"Dhuna e kolonëve ka arritur nivele të papara. Në Bregun Perëndimor, praktikat e qeverisë izraelite janë të paligjshme dhe po minojnë perspektivën e një zgjidhjeje me dy shtete”, thuhet mes të tjerash në dokumentin e përbashkët.
Dokumenti i sotëm ishte një nga pasazhet më të ashpra të një deklarate nga shtetet e BE-së kundër Izraelit.
Letra nga Roma, Londra, Berlini dhe Parisi përmban gjithashtu një paralajmërim për ndalimin e punës nga kompanitë që marrin pjesë në zgjerimin e paligjshëm të pasurive të paluajtshme në Bregun Perëndimor.
Po ashtu, përmes dokumentit të përbashkët, BE i bën thirrje më tej qeverisë së Tel Avivit të respektojë kujdestarinë e Vendeve të Shenjta në Jerusalem.
Teksti i deklaratës së përbashkët të 4 shteteve:
Në muajt e fundit, situata në Bregun Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm. Dhuna e kolonëve ka arritur nivele të papara. Politikat dhe praktikat e qeverisë izraelite, duke përfshirë konsolidimin e mëtejshëm të kontrollit izraelit, po dëmtojnë stabilitetin dhe perspektivat për një zgjidhje me dy shtete.
E drejta ndërkombëtare është e qartë: vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor janë të paligjshme. Projektet e ndërtimit në zonën E1 nuk do të bënin përjashtim.
Zhvillimi i vendbanimit E1 do ta ndante Bregun Perëndimor në dy pjesë dhe do të përbënte një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare.
Kompanitë nuk duhet të marrin pjesë në tendera për E1 ose zhvillime të tjera në vendbanime. Ato duhet të jenë të vetëdijshme për pasojat ligjore dhe për reputacionin e pjesëmarrjes në ndërtimin e vendbanimeve, duke përfshirë rrezikun e përfshirjes në shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.
Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Izraelit që t'i japë fund zgjerimit të vendbanimeve dhe kompetencave administrative, të sigurojë llogaridhënie për dhunën e kolonëve dhe të hetojë akuzat kundër forcave izraelite, të respektojë kujdestarinë hashemite të Vendeve të Shenjta në Jerusalem dhe marrëveshjet historike mbi status quo-në, si dhe të heqë kufizimet financiare mbi Autoritetin Palestinez dhe ekonominë palestineze. Ne kundërshtojmë fuqimisht ata, përfshirë anëtarët e qeverisë izraelite, që mbështesin aneksimin dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë palestineze.
Ne përsërisim angazhimin tonë të vendosur për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme të bazuar në një zgjidhje të negociuar me dy shtete, në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina, jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri brenda kufijve të sigurt.
Komente








