Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu beson se çelja e plotë e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian do të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm ndërsa zbatimi i ligjit të Vettingut është prioritet në këtë rrugë.
Gjatë një prononcimi zonja Bregu tha se BE cdo vendim e ndërmerr pas realizimit me sukses të reformave që duhen në këtë proces.
"Kryetari i partisë ka thënë të njëjtën gjë, ky proces nuk është kurorë dafine në kokën e qeverisë, por për qytetarët.
Pres që Këshilli i Ministrave të mos e hedhë poshtë propozimin e KE për të celur negociatat dhe pres që nga vendet anëtare të vendoset data zyrtare për negociatat pas shtatorit të 2017 pas zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Shqipëria po të mos ishte bllokuar prej vitesh nga kjo mazhorancë që është sot, hapja do të ishte dy vite më parë" tha Bregu.
Zonja bregu sqaroi edhe votën e saj pro deklaratës së përbashkët për hapjen e negociatave, ndryshe nga deputetët e opozitës që ishin pjesë e këtij procesi.
Bregu e konsideron të paparanueshëm filmimin e një bisede joformale me kolegun e saj demokrat Aldo Bumci.
"Të gjithë ishin dakord që ky amendament të votohej nëse do të votoheshin edhe dy të tjerët.
Ku i pari ishte ai që u votua nga të gjithë, i dyti ku parlamenti i kërkonte këshillit, që në momentet që zbatohen 5 prioritetet të zbatohen negociatat me Shqipërinë.
Unë e votova pro, kolegët e mi kundër. Larg qoftë që të kemi ndonjë kamera sa herë flasim me njëri tjetrin jo zyrtarisht".
Po vota e saj kundër linjës politike të PD a do ta dëmtojë atë në marrëdhënien e me grupin parlamentar? Zonja bregu ka këtë përgjigje.
"Kjo pyetje më bën vetëm për të qeshur, as gjë tjetër" tha Bregu.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO