Deputetja PD, Majlinda Bregu komentoi Ditën Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Komunizmit dhe Nazizmit. “Në Shqipëri pati 6109 të pushkatuar e të vdekur në burgjet e komunizmit, mes tyre 89 gra, 17900 të dënuar politikë, mes tyre 450 gra. 9052 të vdekur në burgje, 30383 të internuar, 23 burgje në gjithë vendin, 48 kampe internimi. Rreth 70 mijë persona ndiqeshin çdo vit nga Sigurimi.

Dekomunistizimi i shoqërise shqiptare dhe sot mbetet amanet i papërmbushur. Sa herë kemi çuar ligjin e lustracionit në Kuvend, s’ështe votuar. Meqë maxhoranca s’ka asnjë problem me numrat për të votuar “reforma të ndritshme”, le të fillojë këtë sesion parlamentar, duke votuar ligjin e lustracionit si shenjë që çdo regjim që dhunon qytetarët, s’ka të drejtë të ekzistojë. Drafti, gati”, tha ajo.

Koordonatori i PD Ervin Salianji denoncon rivendosjen e parullave të regjimit të Enver Hoxhës në këtë ditë.