Bregu: Raporti negativ, reformat
duhen bërë me konsensus

Bregu: Raporti negativ, reformat<br />duhen bërë me konsensus
Ndryshe nga optika pozitive me të cilën mazhoranca e shikon progres-raportin për Shqipërinë, opozita në vlerësimet e saj i quan si mjaft negative qëndrimet e mbajtura për mazhorancën.

Në një deklaratë në media, deputetja demokrate Majlinda Bregu theksoi nga progres-raporti pjesën ku Komisioni Europian flet mbi respektimin  vendimit të gjykatave nga qeveria. “ Në dokument ka një fjali që unë besoj se do ta kishte bërë të ndihet shumë keq qeverinë. Fjalia fillon që në përgjithësi kushtetua është respektuar. Një nga çështjet që ne kemi ngritur me forcë është mosrespektimi i vendimeve të gjykatës kushtetuese. Nuk lë pa përmendur dhunën në parlament, nuk lë pa përmendur çështje  e prokurimeve publike”, deklaroi Bregu.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit në Kuvend, procesin integrues të vendit e quajti si të vetmen ombrellë që bën palët të gjitha bashkë në të njëjtën tryezë. Sipas Bregut, reformat në vazhdim duhet të jenë të qëndrushme dhe mjaft konsensuale për të shmangur vlerësimet negative nga faktori ndërkombëtar.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA

Skandali/ Tifozët e Çekisë përdhosin simbolet e Shqipërisë, kore raciste dhe shpalosin flamurin serb! Reagon FSHF: Akte të turpshme! Do ankohemi në UEFA