Deputetja e PD, Majlinda Bregu e pyetur nga Report Tv tha se reforma në drejtësi ka nisur me manipulime dhe s'dihet si do shkojë deri në fund.
"Përsa kohë ka pasur një vendim gjatë grupit parlamentar, sigurisht që gjithë grupi duhet ti qëndronte atij vendimi.Pavarësisht pastaj se si mund të jetë opinioni personal. Unë kam frikë se kjo reforma në drejtësi ka nisur në fakt çuditshëm, ka nisur me shumë manipulime. Manipulimi më i madh është ky që dukët se trimat dhe ata që nuk kanë frikë nga reforma në drejtësi janë në krahun e mazhorancës dhe qeverisë dhe ky është krejtësisht një manipulim i pastër i opinionit publik por në fakt dhe qëndrimi ynë e ka ndihmuar dhe jemi ne ata që paskemi probleme me reformën në drejtësi gjë që nuk është e vërtetë. Megjithatë unë them se ka nisur me manipulime dhe nuk di si do të dali deri në fund sepse sapo ka nisur reforma në drejtësi, do të ngrihen institucionet dhe do të ketë akoma rrugë të gjatë për të bërë por unë do doja shumë që ne të dilnim në fund të këtij procesi po aq të nderuar po aq sa është edhe qëllimi i opozitës por besoj se është e domosdoshme që gjithë kësaj kohe të kemi një qartësi më të madhe me qëndrimin tonë edhe me partnerët ndërkombëtarë", u shpreh Bregu.
Deputetja Bregu bojkotoi votimin e ligjeve të tjera të reformës në drejtësi, njësoj si deputetët e tjerë të opozitës.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO