TIRANE – Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i ka kërkuar PS-së të votojë në seancën e së enjtes, tre ligjet e vëna kusht nga Brukseli për dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

Gjatë një deklarate për shtyp, Bregu tha se “Rilindasit” e bllokut po dëshirojnë të dënojnë shqiptarët. Tentuan të bllokojnë anëtarësimin në NATO, tentuan të bllokojnë lëvizjen e lirë pa viza, por dështuan; po bllokojnë prej kaq vitesh edhe marrjen e statusit kandidat ngaShqipëria”.

Ajo i bëri thirrje Ramës që ditën e enjte të votojë 3 ligjet për marrjen e statusit të kandidatit.
“I bëj thirrje zotit Rama që më 21 shkurt, ditën e enjte, të votojë në Parlament 3 detyrimet që kërkohen nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit, përndryshe shqiptarët e kanë provuar edhe në 20 shkurt të 1991, se kush bllokon aspiratat e tyre do të rrëzohet”, është shprehur Bregu.

HARITO: QEVERIA KAPET PAS FANTAZMES SE ENVER HOXHES

Ndërsa përfaqësuesja e grupit të Punës për Programin në PS, Milena Harito në një deklaratë për mediat, ka shprehur keqardhje për ato çka tha ministria e Integrimit. Duke akuzuar qeverinë e Berishës se nuk ka ulur papunësinë, dhe për taksën e sheshtë, Harito deklaroi:

“Qeveria kapet pas fantazmës së Enver Hoxhës se nuk mbahet më në këmbë. Kapet pas shkurtit. Qeveria e Berishës ka mbyllur 52 mijë vende pune në Shqipëri, por ka lënë më shumë se 1 milionë të papunë. Qeveria ka vendosur taksën e sheshtë që e detyron infermieren të paguajë më shumë se ministri i Shëndetësisë dhe policin më shumë se ministri i Brendshëm”.

Në përfundim të deklaratës Harito tha se shqiptarët me votë do të rrëzojnë këtë qeveri

Redaksia Online
(ar.sh/Gre.M/Shqiptarja.com)