Bregu: Sot mblidhet grupi i PD
uroj të mbizotërojë zëri i arsyes

Bregu: Sot mblidhet grupi i PD<br />uroj të mbizotërojë zëri i arsyes
Pas kritikave të djeshme dhe pak orë para mbledhjes së grupit parlamentar sot në orën 18:30 Majlinda Bregu ka reaguar sërish përmes një statusi në faqen e saj në Facebook.
 
Deputetja e PD shprehet se ndjen keqardhje për ata që e sulmuan pas deklaratës së djeshme, ndërsa shton se më shumë rëndësi në këto momente ka fakti që po mblidhet grupi pas një kohe që s'mbahet mend.
 
Majlinda Bregu shprehet edhe njëherë kundër bojkotit të zgjedhjeve kur uron që arsyeja dhe interesi i Shqiperisë dhe demokrateve të dalë mbi inercinë e një rruge që mund të kthehet në një të tatëpjetë pa kthim për PD.
 
Statusi i plotë i Majlinda Bregut
Faleminderit te gjithe atyre qe me mbeshteten pas alarmit tim ne keto ore te veshtira
Faleminderit per miqte e PD dhe Familjes se Djathte Europiane.....
 
Mirekuptim per ata qe thane ke te drejte por fole vone.
 
Keqardhje per kedo qe nuk la llaf pathene nga fyerjet personale deri tek shpallja armik meqe guxoj e them lirshem ate qe mendoj se duhet te ndodhe ne PD.
 
Rendesi ka qe sot mblidhet pas nje kohe qe s'mbahet mend,grupi yne parlamentar.
 
Uroj qe arsyeja dhe interesi i Shqiperise dhe demokrateve te vertete te dale mbi inercine e nje rruge qe mund te kthehet ne nje te tatepjete pa kthim per Partine time, per Partine me te mire te historise se Shqiperise!

 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën