TIRANE- Ministrja e Integrimit akuzon opozitën se me mos votimin e 3 ligjeve bllokoi grantet që BE do të investonte në Shqipëri nëse ajo do të merrte statusin e vendit kandidat. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Integrimit të Maqedonisë Teuta Arifi, Bregu tha se ishte konsultuar dhe me homologen e saj për fondet që jep BE dhe Shqipëria ka humbur investimin që kapnin vlerën e 50 eurove për person.
Lidhur me zgjedhjet nëse do të ndikojnë në vendimin e KE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat Bregu nënvizoi se ka rëndësi mënyra se si do zhvillohen si dhe moskontestimi i tyre
"Zgjedhjet në Shqipëri do të kenë një vëmendje të veçantë nga Komisioni Europian dhe ndërkombëtarët. Duhet të mos ketë kthim në retorika bojkoti sic ndodhi në 2009 kur humbësi Rama nuk pranoi rezultatin. Partnerët europianë janë të interesuar që retorika e kontestimit të mos përsëritet” tha Bregu.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com