Brenda 10 ditëve rregullat e reja për
informim për institucionet e arkivat

Brenda 10 ditëve rregullat e reja për<br />informim për institucionet e arkivat
TIRANE- Qeveria ka propozuar ndryshimin e procedurave për të drejtën e informimit. Tashmë brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës, institucionet do të jenë të detyruar të kthejnë përgjigje. Vetëm në rastin kur kërkesa nuk është e plotë, titullari kërkon më shumë kohë, si dhe plotësimin e dosjes.

Vërejtjet 
Sipas draftit të paraqitur në Kuvend “në rastet kur autoriteti publik, të cilit i drejtohet kërkesa për informim, është i paqartë në lidhje me përmbajtjen dhe natyrën e kërkesës, ai kontakton menjëherë, por gjithnjë, jo më vonë se 48 orëve nga data e paraqitjes së kërkesës, me kërkuesin për të bërë sqarimet e nevojshme. Në çdo rast, autoriteti publik ndihmon kërkuesin në saktësimin e kërkesës”, thuhet në vendim. Por për të pasur dhe një sistem më të qartë punë, do të krijohet një regjistër elektronik  “nëpërmjet portalit unik qeveritar e-albania.al apo, kur është rasti, nëpërmjet faqes zyrtare të autoritetit publik në internet”.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e fitores’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e fitores’