BERAT- Një 36 vjeçar është arrestuar nga policia si autor i 2 vjedhjeve të ndodhura në Kuçovë brenda 24 orëve të fundit.
Në pranga ka rënë E.K i cili akuzohet për vjedhjen e bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë në 2 banesa të ndryshme. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, shihet teksa 36 vjeçari hyn në ambientet e banesave dhe vjedh sende me vlerë duke nisur që nga llambat elektrike.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga i arrestuari.
Komento