Duke u fshehur pas maksave të tyre të frikshme, keqbërësit treguan se sa lehtë i grabisin Iphone-t me vlerë deri në 800 euro nga kalimtarët, duke i krahasuar aktet e tyre me vjedhjen e karameleve një fëmije.
Gjatë një udhëtimi me bandën nëpër rrugët e Londrës, kriminelët treguan se çfarë i bën disa njerëz “pre të lehta”.
Kalimtarët “budallenj” që presin në kryqëzim ose në një stacion autobusi janë preja ideale, ashtu sikurse ata që mbajnë kufje dhe që nuk e kanë mendjen kur kalojnë rrugën, thanë anëtarët e bandës.
Njëri prej gangsterëve, i cili u identifikua si Zoti X, e mori për një xhiro reporteren e BBC-së Livvy Haydock në motorin e tij dhe i tregoi se sa lehtë ishte të vidhej një telefon.
[gallery]25621[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com