DURRES-Fqinjët e Gëzim Kocit, që humbi tre fëmijët tregojnë momentin e ndërhyrjes, kur banesa ishte përfshirë nga flakët.
“E kishin thyer derën dhe kishin hyrë brenda kur mbërrita. Unë isha i dyti që u futa brenda, i pari nuk e di se cili ka qenë. Fëmijët i gjetëm pa shenja jete, ishin të asfiksuar” shprehet njëri prej tyre.
Ndërsa një tjetër banor i Rromanatit thotë se lajmin tragjik e ka mësuar nga televizori.
“Kur pashë lajmin në televizor erdha. I kam bashkëfshatarë. Dëgjova që kishin ardhur njerëz për t’i dhënë ndihmën e parë, por fëmijët janë gjetur të gjetur të pajetë” shprehet ai.
Report Tv po ndjek nga Rromanati ngjarjen tragjike pasditen e sotme, që u mori jetën tre fëmijëve të mitur.
Banesa e familjes Koçi u dogj nga zjarri, ndërsa shkak dyshohet se ka qenë një shkrepëse, me të cilën po luanin tre fëmijet e mitur 3 vjeç.
/Shqiptarja.com

FOTO