Teksa rebelët hynë në Damask të dielën (8 dhjetor), grupi militant islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) njoftoi “fundin e epokës së tiranisë në burgun Saydnaya”, që ishte kthyer në një sinonim për abuzimet më të errëta të epokës së Assad-it.
Në një raport të vitit 2022, ADMSP tha se Saydnaya “në mënyrë efektive u kthye në një kamp vdekjeje" pas fillimit të luftës civile.
Raporti vlerësoi se më shumë se 30.000 të burgosur ose ishin ekzekutuar ose kishin vdekur si rezultat i torturës, mungesës së kujdesit mjekësor ose urisë midis viteve 2011 dhe 2018.
Duke cituar rrëfimet nga pak prej të burgosurve të liruar, të paktën 500 të burgosur të tjerë ishin ekzekutuar midis viteve 2018 dhe 2021.
Në vitin 2017, Amnesty International e përshkroi Saydnaya si një "thertore njerëzore", në një raport që pretendonte se ekzekutimet ishin autorizuar në nivelet më të larta të qeverisë së Assad-it.
Qeveria në atë kohë hodhi poshtë pretendimet e Amnesty si "të pabaza" dhe "të pavërteta", duke këmbëngulur se të gjitha ekzekutimet në Siri ndiqnin një proces të rregullt.