Brenda shkollës në Pogradec u lejua legalizimi i paligjshëm i një objekti, në Sarandë i dy ndërtesave! Hetim penal për 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë, 75 në procedim disiplinor

Njësia Anti-Korrupsion ka çuar për hetim penal 20 zyrtarë dhe ish zyrtarë, ndërsa 75 të terë për procedim disiplinor, ku dhjetëra prej tyre rrezikojnë shkarkimin nga detyra.  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë.

Sipas tij në Pogradec janë hetuar 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë pasi u lejua legalizim i një objekti brenda ambienteve të një shkolle në kundërshtim me ligjin. Ndërsa në Sarandë në zonën Turizëm-kanali i Cukës janë legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre.

“Në Pogradec  15 zyrtarë e ish zyrtar kanë regjistruar një objekt brenda shkollës 9-vjeçare Memlisht  në kundërshtim me ligjin. Rasti i dytë ka të bëjë me disa legalizime në 2019 e në vazhdim në kadastrën e Sarandës. Njësia ka nisur verifikimet ku zbuloi se legalizim në kundërshtim me ligjin i dy objekteve 70 dhe 81 metër katror në këtë zonë Turizëm-kanali i Cukës dhe në dokumentacionin e  tyre nuk është shënuar as koha as viti i ndërtimit, por në dosjen është administruar dhe një shkresë zyrtare e IKMT që kërkonte prishjen e këtyre objekteve. Në momentin e legalizimit ka pasur kërkesë për prishjen e tyre, jo që nuk u prishën por është përmbyllur i gjithë legalizimi tyre. Janë kallëzuar ish zyrtarë dhe zyrtarë të kadastrës Sarandë, nga ish drejtori deri te specialistët përkatëse”, tha Manja.

Manja tha se i janë propozuar Ministrisë së Arsimit 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone,  ku janë propozuar për vërejtje e deri në shkarkim nga detyra. Masat disiplinore janë edhe për zyrtarët e institucioneve:

Agjencisë Kombëtare të Burimeve natyrore 1 person
AKU 3 persona
Doganat 1 person
Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor 10 persona
Drejtoria e Gjendjes Civile 5 persona
Agjencia e Zonave të Mbrojtura 5 persona
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit 2 persona
Drejtoria e Tatimeve 3 person
Kadastra Durrës 14 persona
Drejtoria rajonale Tatimore Durrës 3 persona

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:18
Manja: Janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone! Kanë kryer inspektime apo akte konstatimi fiktive

 

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka bërë me dije se i janë propozuar Ministrisë së Arsimit 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat e Elbasan. Manja bëri me dije se nga një hetim janë konstatuar një sërë shkeljes prej tyre si inspektime fiktive, por edhe akte konstatimi fiktive

"Janë propozuar 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë institucionet qendrore dhe vendore, duke filluar me drejtorinë arsimit parauniversitar ku nga një hetim lidhur me zbatimin e detyrave funksionale, kanë rezultuar një seri shkeljesh dhe inspektime fiktive, por dhe akte konstatimi fiktive. Janë propozuar fillimi i hetimit disiplinore Ministrisë së Arsimit për një sërë zyrtarësh në zyrat vendore të arsimit në Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Tiranë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat dhe Elbasan. Është në vlerësimin e Ministrisë së Arsimit të bëjë vlerësimin e ecurisë disiplinore për secilin nga zyrtarët që kemi kërkuar fillimin ecurisë disiplinore", tha Manja.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 16/03/2022 14:53

    Edhe shkolla 9 vjecare emin duraku qe esjte ne mes te tiranes ka brenda rrethimit, ngjitur, ne oborr nje hotel restorant etj qe kur klientet e hotelit hapin dritaret, shohin femijet neper klasa. Pse nuk beni nje kronike e te denonconi kete shkelje te rende te ligjit ?

    Përgjigju
  • Hamdiu: 16/03/2022 13:22

    Ore po ketij Lame leshit perse nuk i kerkoni llogari ? Edhe sikur te ishte Papa i Romes do kishit bere nje interpelanc,nuk e kuptoni qe ne krye te kadastres keni nje te pa afte i ka kethyer kadastrat ne stalla korrupsioni..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë