Breshëri la pa prodhim fermerët e Perondisë në Kuçovë! Viti i dytë që gruri e pemët dëmtohen, asnjë dëmshpërblim! Dr. i Bujqësisë: 75 milion lekë dëme

Valentina Kallmi është një fermere nga fshati Perondi e Kuçovës. Ajo kishte mbjellë 15 dynym me grurë por nuk arrit të marrë as 4 kuintalë për shkak të dëmeve nga reshjet e dendura me breshër të muajit maj.

“Unë quhem Valentina Kallmi, banore e fshatit Perondi. Ne na ra një breshër e madhe dhe na mori të gjitha të mbjellat. Nuk na la asgjë. Ne jemi të falimentuara. Kishim 15 dynym grurë, plus pemë frutore. Këtë vit humbja shumë e madhe, nuk kemi marrë farë prodhim. Kemi marrë vetëm 4 kuintal grurë. Ne jemi pa punë. Bujqësia është e vetmja e ardhur. Ne me bujqësinë merreshim. Të gjitha tokat falimentuan. Të na vlerësojnë dëmin që kemi pësuar. Nuk mbjellim dot tokat kur nuk kemi të ardhura. Shteti na e vlerësoi mbjelljen e grurit. Edhe naftën e aplikuan por se kemi marrë", tha fermerja.

Moti i keq i dëmtoi fermerët e kësaj zone edhe në shumë kultura të tjera, për të dytin vit radhazi, por asnjëherë nuk kanë marrë dëmshpërblim. Apelit të Valentinës për ndihmë nga shteti i bashkohen dhe të tjerë fermerë të zonës që mbajnë familjen me të ardhurat që marrim nga bujqësia.

“Reshjet na kanë dëmtuar dhe vitin e kaluar. Kishim 5 dynym grurë dhe kemi marrë vetëm 20% prodhim. Këtë vit kemi mbjellë më shumë. As 20% të shpenzimeve nuk kemi marrë. Qe breshëri shumë i dendur dhe na ka dëmtuar jashtë mase. Na është dëmtuar edhe jonxha. Merremi vetëm me bujqësi dhe blegtori. Nuk kam marrë as naftë dhe asnjë gjë”, tha Selaudin Hoxha, fermer i fshatit Perondi.

“Unë këtu kam  4 dynym e gjysmë me pjeshkë dhe dardha. Sa mora arkat që të vilja i kapi breshëri. Nuk mora asnjë kokërr. Është dëmtuar”, tha fermeri tjetër.

Në terren përllogaritjet janë bërë dhe sipas drejtorit të i drejtorisë së Bujqësisë në Kuçovë, Nazmi Sula, vlera e dëmeve arrin 75 milionë lekë.

“Këtë vit ka pasur rënie të shumta të reshjeve. Janë shoqëruar dhe me breshër. Data 19 maj, pati dëme shumë të mëdha në njësinë administrative Perondi. U dëmtua kultura e grurit, pemët frutore, kultura e hardhisë dhe kulturat perimore. Vlera totale e dëmit e datës 19 maj është 75 milion lekë të reja. Kjo vlerë është fitimi neto që do  të merrnin fermerët tanë. Kemi dërguar një kopje tek drejtoria e Bujqësisë së Korçës”, tha Nazmi Sula, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë në Kuçovë.

Përveç kulturës së grurit, dëme ka pasur edhe në jonxhë, pemët frutore, kulturën e hardhisë dhe ato perimore.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lala: 08/07/2023 20:27

    Siguroni prodhimin.ka kaq vite we e Hani SA krahu per ment e kokes.siguroni prodhimin.e thjeshte.paguani siguracion.sic ka per shout ne rast permbytjesh ka Edge per Juve .e thjesht.no more komunizem zoterinj fshatar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale