Banorët e një qyteti në Kinë janë zgjuar nga breshëri që për 20 minuta kaploi të gjithë qytetin.
Ajo që ishte e veçantë e këtij breshëri ishte madhësia e tij pasi një kokërr breshëri ishte në madhësinë e një kokrre veze. Breshëri solli dëme të shumta në Jinping të Kinës. Shumë makina pësuan dëme të shumta, disa shtëpi u dëmtuan pasi i’u thyen dritaret.
Të mbjella të shumta u shkatërruan plotësisht si pashojë e reshjeve të mëdha të breshërit. Proplem pati edhe në qarkullim pasi të gjitha makinat që po qarkullonin ndaluan deri sa pushuan reshjet e breshërit.