Brexit, Davis: Po përgatitemi për të
gjitha përfundimet e mundshme

Brexit, Davis: Po përgatitemi për të<br />gjitha përfundimet e mundshme
ANGLI-Ministri i Brexit, David Davis, ka deklaruar se Britania e Madhe është duke u përgatitur për çdo skenar të mundshëm që mund të dali pas përfundimit të negciatave për Brexit, përfshirë këtu edhe mos arritjen e një marrëveshjeje tregëtare me BE-në.
 
"Ne po përgatitemi për të gjitha përfundimet e mundshme. Jo vetëm ekipi im, por e gjithë qeveria”, deklaroi Davis për BBC-në.
 
“Mundësia e mungesës së një marrëveshjeje është shumë e madhe, për të cilën qeveria duhet të përgatitet. Por, nuk ka asnjë dëshmi që kjo mundësi të jetë marrë në konsideratë”, ka shtuar ai.
 
Anglia mund të aktivozojë prej ditës së martë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, i cili do t'i hapë rrugë daljes së Britanikëve nga Bashkimi Evropian.
 
Ndërkohë në Britaninë e Bashkuar ekzistojnë ende qëndrime të ndryshme për daljen nga BE-ja.
 
Skocia ka kërkuar më herët gjatë këtij muaji një përsëritje të referendumit për pavarësi nga Anglia, ku shkaku kryesorë ka qenë dalja e vendit nga BE.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)