Liderët financiarë të G20  janë takuar në Shangai  për të disktuar mbi ekonominë globale .Brexit (dalja e Britanisë nga unioni ) dhe kriza e emigrantëve  janë dy rreziqet e reja  botërore të cilat kanë bërë bashkë ministrat e financave .

G20 shprehet se do të përdorë të gjithë instrumentet financiarë për të mbështetur rritjen ekonomike.

"Paqëndrueshmëria e fundit nuk reflekton bazat e ekonomisë globale. Ne presim që ekonomia të vazhdojë të rritet me një normë të moderuar në vendet e zhvilluara, dhe  rritja në vendet në zhvillim  të mbetet e fuqishme", thuhet në draftin e komunikatës së G20.

 "Rimëkëmbja globale vazhdon, por është në rrezik pavarisht ambicies tonë për ta qënë të qëndrueshëm.  Politika monetare do të vazhdojë të mbështesë ekonominë, por nuk mund të sjellë  e vetme një rritje të balancuar: "Ne do të përdorim fleksibilitetin e politikës fiskale. Kriza e refugjatëve është një rrezik për ekonominë.-citohet më tej  në deklaratë.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)