ANGLI-Dhoma e Lordëve ka kaluar ligjin e Brexit, duke i hapur kështu rrugën qeverisë për të aktivizuar nenin 50 të Traktatit të Lisbornës, për largimin e Mbretërsë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.
Projekt-ligji pritet të marrë edhe pëlqimin mbretëror ditën e sotme në mënyrë që të bëhet ligj.
Teorikisht kryeministrja Theresa May, mund të fillojë formalisht procedurat e daljes së Anglisë nga BE-ja që ditën e sotme, por sipas BBC, e cila citon burime të saj, procedura nuk do të fillojë gjatë kësaj jave, pasi kryeministrja May, dëshiron që t'i bëjë njoftimin zyrtarë BE-së që vendi dëshiron të largohet, duke hedhur kështu hapin e parë në një proces i cili pritet të zgjasë dy vite.
"Parlamenti sot ka mbështetur qeverinë në vendosmërinë e saj për të vazhduar procesin e daljes së vendit nga Bashkimi Evropian", tha Sekretari i Brexit David Davis, i cili shtoi se tashmë Anglia ishte në prag të fillimit të negociatave shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Miratimi i projekt-ligjit të Brexit, ka marrë mbështetjen e 274 anëtarëve të Dhomës së Lordëve dhe është kundërshtuar nga 135 të tjerë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com