Brexit, konservatorët anglez në
Union, divorci me BE para vitit 2017

Brexit, konservatorët anglez në<br />Union, divorci me BE para vitit 2017
Michael Gove ministri i drejtësisë Britanike njëkohësisht kandidati euroskpetik i cili garon për kryeministër të vendit ndan të njëjtin mendim me rivalen e tij Theresa May. Sipas tyre divorci formal i Britanisë me BE do të realizohet në vitin 2017. Nga ana tjetër Presidenti i Komisionit Europian Juncker paralajmëroi duke thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të sqarojë qëllimet e saj dhe t’i jap fund pasigurive, pasi nuk ka kohë për të humbur. 

Gjatë prezantimit të programit të tij Gove nënvizoi se nuk ka ngut për të zbatuar artikullin 50 të traktatit të Lisbonës ku përcaktohet dalja e një vendi nga Unioni.

“Do t’i jap fund lëvizjes së lirë” ishte kjo pika e parë e programit të Gove i cili garon për lider të Partisë Konservatore. “Do të pakësoj numrin e emigrantëve. Vendi ka nevoje per nje kryeminister Brexit” shtoi ministri mbështetës i fushatës se daljes nga Unioni.

Më tej ai siguroi se kur të jetë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar nuk do të ketë zgjedhje deri në fund të 2020.

Michael Gove dhe Theresa May janë dy kandidatët kryesorë të Downing Street ku Cameron dha dorëheqjen pas rezultatit të referendumit ku vendi votoi të jetë jashtë BE.

Vetem më 9 shtator do të merret vesh përfundimisht se kush do të udhëheqë Partinë Konservatore dhe Britaninë e Madhe.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur