Brexit/ Kryeministrja britanike Theresa May i mbijeton mocionit të mosbesimit

Brexit/ Kryeministrja britanike Theresa May i mbijeton mocionit të mosbesimit

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May i ka mbijetuar këtë të mërkurë votës së mosbesimit në parlament. Me 325 vota pro saj dhe 306 kundër, ajo do të vazhdojë punën për arritjen e një konsensusi mes ligjvënësve për marrëveshjen Brexit. Ligjvënësit britanikë votuan 24 orë pasi hodhën poshtë me një votë dërrmuese propozimin për Brexitin që Theresa May kishte arritur me BE-në.

Ndërmohë që data e caktuar për shkëputjen e Britanisë nga Bashkimin Evropian po afron, Britania shfaqet e zhytur në krizën më të rëndë politike në gjysmë shekulli, duke u ballafaquar me dilemën se si ose nëse vërtetë do të shkëputet nga BE-ja, ku u përfshi në vitin 1973.

Konservatorët dhe deputetët e Partisë Demokratike Unioniste janë acaruar me kryeministren May pasi ndonëse është zotuar të punojë me politikanë në të dyja krahët për të gjetur një kompromis që do shmangte shkëputjen e pakontrolluar, ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga marrëveshja që është arritur me BE-në. 

Gjatë një debati që zgjati gjashtë orë, drejtuesi i laburistëve në opozitë, Xheremi Korbin, tha se administrata e May-t e ka humbur të drejtën për të qeverisur. Partia e tij nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bëjë kërkesa të tjera për votë mosbesimi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja