Marrëveshja për Brexit/Tusk: Qëndrimi ne BE, zgjidhja më e mirë për Britaninë

Marrëveshja për Brexit/Tusk: Qëndrimi ne BE, zgjidhja më e mirë për Britaninë

Presidenti i KE-së, Donald Tusk dhe Kryeministrja britanike Theresa May

Pas refuzimit të parlamentit britanik për të votuar marrëveshjen e Brex-it të Kryeministres Theresa May, President i Këshillit Europian Donald Tusk u ka sugjeruar së fundi ligjsvënësve në Mbretërinë e Bashkuar të anullojnë vendimin e vendit për të lënë Bashkimin Europian, duke deklaruar se kjo është zgjidhja e vetme pozitive e mbetur në tryezë.

Komentet e tij, vijnë pak orë  pas një humbjeje historike për Kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May,  ku deputetët e parlamentit britanik  e hodhën poshtë marrëveshjen për Brexit-in, me një diferencë dërrmuese votash , 432 kundër me 202 pro, duke shkaktuar trazira politike, që mund të çojnë në një dalje  të Britanisë pa marrëveshje nga BE-ja.

Miratimi i të ashtuquajturës 'Marrëveshje për tërheqje' është parë deri më sot si thelbësore mënyra më e mirë dhe e vetme për të siguruar një tërheqje të rregullt të Mbretërisë së Bashkuar nga Blloku europian. Ndërkohë , refuzimi i madh në Westminster duket se rrit mundësinë që ky skenar  të ndodhë.

Nëse një marrëveshje është e pamundur dhe askush nuk dëshiron një marrëveshje, atëherë kush do të ketë guximin të thotë se cila është zgjidhja e vetme pozitive?”, shkroi Tusk në faqen e rrjetit social mbrëmjen e së martës duke sugjeruar se rezultati i vetëm në dispozicion për të kapërcyer bllokimin në Dhomën e Komuneve është të ndalohet Brexit.

Ndërkaq, aleatët evropianë gjithashtu në një takim me presidentin e Komisionit Europian Jean Claude Juncker deklaruan  se marrëveshja e refuzuar ishte më e mira dhe  një "kompromis i drejtë", transmeton CNBC.

Britanikët pritet të votojnë  më 23 qershor rreth asaj nëse vendi i tyre duhet të qëndroj apo të dal nga BE, ndërsa një sondazh i publikuar sot thotë se 53 % e tyre janë që Britania të dal nga BE.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan