Brexit, kryeministrja May përballet
me humbjen e parë

ANGLI-Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, është përballur me humbjen e parë të legjislacionit të hartuar për daljen e Anglisë nga Bashkimi Evropian.

Anëtarët e Dhomës së Lordëve, dhoma e lartë e parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, votuan në favor të një amendamenti për shtetasit e BE- së, të cilët janë rezidentë të ligjshëm në Britani të kenë të garantuar statusin e rezidentit edhe pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Evropian.

Dhoma e Lordëve, në të cilën partia e May nuk ka shumicën, votoi me 358 vota pro dhe 256 vota kundër miratimit të kësaj mase.

Projektligji i ndryshuar do të rikthehet tashmë në Dhomën e Komunave të parlamentit të Anglisë, duke kërcënuar kështu datën zyrtare të aktivizimit të nenit 50, i cili është vendosur për tu aktivizuar më 31 mars.

Më herët gjatë muajit shkurt, Dhoma e Komunave, votoi projektligjin e pandryshuar pasi morën siguri se të drejtat e shtetasve të BE-së brenda Mbretërisë së Bashkuar do të jenë të mbrojtura.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës